Futboll

Hapet zyrtarisht merkato/ Lionel Mesi pa skuadër, Hysaj lirohet nga Napoli

Më 1 korrik është hapur zyrtarisht merkatoja e verës. Të gjithë ata futbollistë që kanë pasur kontratë deri më 30 qershor, tashmë janë të lirë të zgjedhin se ku do ta vazhdojnë karrierën e tyre. Dhe mes tyre është edhe ylli i Barcelonës, argjentinasi Lionel Mesi.

Në klubin katalanas janë të qetë për rinovimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit, kurse vetë futbollisti ka qëndruar në heshtje ditët e fundit. Në fakt, duket sikur Barcelona dhe Mesi kanë nevojë për njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë “çmendurie” prej klubeve të sheikëve, me në krye PSG-në, që mund t’ia lejojë vetes të ofrojë në skuadër argjentinasin. Për momentin, Mesi ëhstë pa skuadër, ashtu si shumë të tjerë.

Hysaj feston një gol të shënuar me Kombëtaren. Gazeta Si, 1 korrik 2021

Në këtë grup futbollistësh bën pjesë edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares që tashmë është liruar nga kontrat që kishte me Napolin. Shtypi italian e bën thuajse të sigurt kalimin e shkodranit te Lacio, duke bërë me dije se po saktësohen edhe detajet e fundit të kontratës. Hysaj është një nga dëshirat e para të Sarrit dhe kjo pistë është më e mundshmja për futbollistin kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë