Bota

Një shekull me Partinë Komuniste të Kinës, madhështi, propagandë dhe kontroll i hekurt

Partia Komuniste e Kinës feston këtë 1 korrik, 100-vjetorin e krijimit të saj.

Ndonëse në një pandemi, festa e përvjetorit që ka nisur nga disa ditë është madhështore, me qëlllimin e përforcimit të besimit nga qytetarët dhe paraqitjen e forcës së PKK-së.

Gjatë paradave, zyrtarët “këshillonin” qytetarët me moton “Ndiqni Partinë”. Më shumë se 2.000 qytete dhe fshatra të Kinës ndoqën xhirimet e  festës së përvjetorit, të transmetuara 3 herë në ditë. Kinematë kanë transmetuar dy herë në javë filma patriotikë.

Kundërshtarët e Partisë nuk guxojnë të prishin atmosferën e njëqindvjetorit. Gjatë muajit prill ata iu referuan si “Njëqindvjetori i Nihilismit”.

Blogerët në rrjetet sociale u urdhëruan të mos bëjnë asnjë postim lidhur me situatën politike në vend  dhe jashtë.

Përvjetori do të fokusohet tek lideri Xi Jinping, më i forti i Partisë pas Mao Zedong. Nuk do të ketë një ceremoni, por një nderim për martirët dhe fjalimin e Xi Jinping.

Burimi: Washingon Post/ Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë