Në provincën e Kanadasë perëndimore, ku u shënua një valë rekord e nxehtësisë, raportohet për rreth 720 njerëz të vdekur.
Bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë, shpjegon shefja mjeko-ligjore e British Columbia, Lisa Lapointe, duke deklaruar se kjo është një shifër e paparë.
Numri i viktimave, është trefishi i mesatares së vdekjeve gjatë kësaj periudhe, shkruan “Toronto Star”. Ndërkohë, Lapointe shton se shifra pritet të rritet.
Nxehtësia rekord ka shkaktuar gjithashtu emergjencën e zjarrit: mbi 130 zjarre të mëdha raportohet se kanë përfshirë zonat e pyllëzuara, kryesisht të shkaktuara nga rrufeja, që kanë shkatërruar British Columbian, provinca më perëndimore e Kanadasë, ku qeveria federale synon të dërgojë aeroplanë ushtarakë për të ndihmuar zjarrfikësit të përmbajnë flakët.
Më konkretisht, brenda 24 orëve u shënuan 62 vatra zjarri, ndërsa para katastrofës temperatura kishte arritur 49.6 gradë, raporton CNN.
Si rezultat i fenomenit ekstrem, një çift i moshuar humbën jetën, ndërsa më shumë se 1.000 banorë u larguan nga zona, duke braktisur shtëpitë e tyre.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Truduo , njoftoi se një ekip i përgjigjes emergjente do të shkojë në rajon për të ofruar ndihmë, ndërsa Ministri i Mbrojtjes , theksoi se “forcat e armatosura janë të gatshme të ndihmojnë njerëzit për të bërë hapat e ardhshëm”.
Të paktën katër njerëz kanë humbur në një zjarr të madh që ka shkatërruar pjesën jugore të pyllit Troodos në Qipro që të shtunën në mbrëmje.
Trupat e djegur të viktimave u gjetën afër fshatit Odos. Ndërkohë, ndërsa flakët vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit, 10 fshatra janë evakuuar në rrethet e Arakapas dhe Larnaca, të vendosura në veri të qytetit port të Limasolit.
Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më i rrezikshmi në historinë e vendit.
Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë C.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje