Ka ndodhur

Plagosi motrën me çifte në Vlorë, arrestohet pas dy ditësh vëllai

Policia e Vlorës ka arrestuar një 63-vjeçar, me iniciale S.D.,i cili para dy ditësh plagosi me çifte motrën e tij. Dyshohet se ai ka pasur një konflikt për motive të dobëta me të motrën me iniciale B.H., 66 vjeçe dhe pas kësaj e ka qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht e plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka marrë disa plagë në këmbë.

Deri tani bëhet me dije se autori i dyshuar ka qenë nën efektin e alkoolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë