Bota

Maqedonia e Veriut skeptike ndaj Mini-Shengenit Ballkanik

Komuniteti i biznesit në Maqedoninë e Veriut thotë se është skeptik ndaj planeve për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal nëpërmjet nismës së Mini-Shengenit Ballkanik. Organizata e Punëdhënësve maqedonas beson se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vështirësi në bashkëpunimin ekonomik.

Si probleme, ata përmendin doganat e shumta dhe infrastrukturën e dobët. Për më tepër, në shumë vendkalime kufitare në rajon sipas tyre, për shkak të procedurave, ka akoma kamionë të bllokuar, ndonjëherë me ditë.

Duke u ndalur tek Mini Shengeni, biznesmenët paralajmëruan, gjatë një diskutimi të mbajtur në fundjavë, se tregu maqedonas do të përmbytet me produkte nga tregu serb. Prandaj, ndoshta sipas tyre duhet menduar një shkëmbim proporcional midis tre vendeve pasi Kosova refuzon të bashkohet me nismën.

Si problem kryesor në rajon, biznesmenët tregojnë mungesën e fuqisë punëtore. Ata thonë se nëse nuk ndryshon kultura dhe politika e gjithë Evropës, planet për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore nuk do të japin asnjë rezultat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë