Amerikanët kanë festuar ditëlindjen e 245-të të vendit të dielën me fishekzjarre që mund të duken më të shndritshme, hotdogë që mund të shijojnë më shumë dhe grupe muzikore që mund të tingëllojnë edhe më bukur, një vit pasi pandemia detyroi anulimin e pothuajse të gjitha festimeve.
Si gjithmonë, shfaqjet e fishekzjarreve janë pika kulmore e festimit të 4 korrikut. Dy nga shfaqjet më të mëdha të tyre, ishin në Shëtitoren Kombëtare në Uashington dhe mbi një kilometër e gjysëm përgjatë lumit lindor të Nju Jorkut, që ndan Manhatanin nga lagjet e famshme “Kuins” dhe “Bruklin”.
Në një ditë Pavarësie optimiste, por të kujdesshme, kushtuar “pavarësisë së afërt” nga Covid 19, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka theksuar se Amerika “po kthehet së bashku” dhe po e bën falë fushatës së vaksinimit.
Për këtë, Biden, duke sqaruar se koronavirusi nuk është mundur ende, përcaktoi vendimin për t’u vaksinuar si “gjëja më patriotike që mund të bëhet”.
Dhe ai festoi 4 korrikun në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë me mbi 1.000 njerëz, me ekipe shpëtimi dhe personel ushtarak si mysafirë të veçantë.
Nga ana tjetër, pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përballet me një rrezik të shtuar për zjarre pas një vale të nxehti dhe thatësirës së madhe.
Problemet e furnizimit në të gjithë vendin, të lidhura me pandeminë, kanë rritur çmimet e gjithçkaje, nga sendet shtëpiake te fishekzjarrët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)















Lini një Përgjigje