Në Majemi, autoritetet lokale kanë shembur me shpërthim të telekomanduar pjesën e mbetur të ndërtesës 12 katëshe. Zyrtarët amerikanë, kanë thënë se ajo është shkatërruar për efekte sigurie, pasi një stuhi tropikale po i afrohet Floridas. Kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, tha se sheembja shkoi siç ishte planifikuar rreth orës 22.30 të dielën.
Rrënojat ekzistuese, ndërkohë, u mbuluan me një pëlhurë e gomuar për ta mbrojtur atë nga çdo pluhur ose mbeturina të shkaktuara nga shembja.
Ata shpresojnë të kenë një pamje më të qartë të boshllëqeve në rrënoja. Janë 121 persona që rezultojnë të zhdukur dhe besohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës që u shemb më 24 qershor.
Askush nuk është shpëtuar i gjallë që pallati u shemb në mesnatën e 24 qershorit. Deri më tani janë nxjerrë 24 trupa të pajetë.
Mediat amerikane raportojnë se shkak për shembjen e papritur të kompleksit, kanë qenë gjendja teknike, cilësia e keqe e ndërtimit dhe zona lagunore në të cilën ishte ndërtuar pallati para disa dekadash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje