Futboll

Në kërkim të fantazistëve, Milani shënjestron Tadiç dhe Isko

Dushan Tadiç është një lojtar që do t’i bënte shumë punë Milanit, ndaj dhe interesimi për të është i madh ditët e fundit. Serbi është një lojtar me shumë përvojë, të cilin Ajaksi nuk ka në plan ta shesë, ndaj dhe për kuqezinjtë kjo pistë është jo pak e vështirë.

“Tadiç nuk është në shitje. Kemi nisur diçka të bukur 3 vjet më parë dhe Dushan është shumë i rëndësishëm për ne”, – ka thënë për “Telegraaf” drejtori sportiv i klubit holandez, Mark Overmars. Gjithsesi, jo gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur, sepse në merkato situata ndryshojnë nga momenti në moment.

Tadiç e ka dhënë pëlqimin e tij për kalimin te Milani, por ka një kontratë me klubin holandez deri në vitin 2023. Ai është një nga kolonat kryesore të Ajaksit, që i ka besuar edhe shiritin e kapitenit.

Mesfushori spanjoll, Isko. Gazeta Si, 5 korrik 2021

Drejtuesit e Milanit, duke parë qëndrimin e Ajaksit, kanë menduar edhe për alternativa të tjera për lojtarin që do t’i jepte fantazi skuadrës sezonin e ardhshëm. Në fokusin e tyre është edhe Isko i Real Madridit. Edhe spanjolli shihet si një zëvendësues i denjë për Çalhanoglu, i larguar pak ditë më parë për tek Interi.

Situata me Iskon është komplikuar shumë periudhën e fundit, por ai mbetet një lojtar i klasit të parë, me një pagë të klasit të parë. Përveç kësaj, Milani ka edhe konkurrencën e skuadrave të tjera të interesuar për spanjollin. Megjithatë, kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë marrëdhëniet shumë të mira që kanë me Realin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë