Brazili është ekipi i parë finalist i Kupës së Amerikës 2021. Në Rio de Zhaneiro, Seleçao mundi 1-0 Perunë, me një gol të shënuar nga Paketa. Pas shumë mrekullish të portierit të Perusë, ish-lojtari i Milanit, ashtu si dhe ndaj Kilit, shënoi golin e fitores. Paketa këtë herë e nisi ndeshjen si titullar dhe në minutën e 35-të realizoi pas një asisti të Nejmarit.
Do të jetë finalja e dytë radhazi për Brazilin, që krijoi shumë raste ndaj Perusë, por shënoi vetëm një gol. Portieri Galese e mbajti në lojë Perunë deri në momentin e fundit, duke bërë disa pritje shpëtimtare. Muri i Perusë u shemb vetëm në minutën e 35-të, kur Nejmar, i dubluar nga Ramos dhe Kalens, i kalon të dy, tërheq pas vetes Galesen dhe pastaj dhuron një asist për Paketën, që nuk mund të gabonte.
Në pjesën e dytë Peruja pati një rast me Lapadulën, gjuajtja e të cilit u prit nga Ederson. Në finalen e Kupës së Amerikës Brazili do të ndeshet me fituesin e çiftit Argjentinë-Kolumbi. Tite dhe të tijtë do të kërkojnë suksesin e dytë radhazi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje