Fatbardh Kadilli ishte kandidati i parë zyrtar përballë Lulzim Bashës në garën për kreun e PD-së, që publikoi një platformë politike mbi rregullat e partisë.
Në prag të Kuvendit të PD, Kadilli e ka kthyer platformën e tij në një dokument zyrtar duke e përshtatur me disa ndryshime në statutin e partisë, miratimin e të cilave e ka kompetencë vetëm Kuvendi.
Propozimi i parë dhe ai kryesor lidhet me mandatin e kryetarit të partisë, që duhet të zgjasë katër vjet.
Sipas Kadillit, mandati i kryetarit mbaron ose rinovohet automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.
“Kryetari i Partisë ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës…”, propozon zyrtarisht Kadilli.
Më tej, Kadilli propozon ndryshime në kompetencat e kryetarit ndër to edhe detyrën për të shkarkuar për shkak të performancës politike anëtarët e Kryesisë.
Kadilli i mëshon idesë së krijimit të një qeverie “hije” kur është në opozitë dhe të funksionojë si e tillë.
Ai propozon gjithashtu ngritjen e Këshillit të Urtëve për administrimin e partisë.
Këshilli duhet të përbëhet nga tre anëtarë që zgjidhen nga Këshilli Kombëtar.
Anëtarët e Këshillit të të Urtëve nuk duhet të kenë jetë aktive politike dhe nuk mund të kandidojnë për asnjë funksion tjetër në parti dhe as të zgjidhen si përfaqësues të partisë në asnjë funksion tjetër publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje