Lionel Mesi dëshiron Barcelonën dhe Barcelona dëshiron Lionel Mesin. Atëherë, pse nuk është rinovuar ende kontrata mes tyre? Bisedimet mes palëve, të ngadalasuara nga Kupa e Amerikës, ku Mesi është i impenjuar me Argjentinën, por edhe problemet ekonomike të klubit, tani kanë edhe një pengesë tjetër: presionin që Liga po bën ndaj katalanasve për një shkurtim drastik të pagave. Në këtë situatë, PSG-ja ndhe Mançester Siti janë hedhur sërish në sulm për “Pleshtin”.
Sipas mediave spanjolle, Liga i ka kërkuar Barelonës që nga 347 milionë euro që paguan në total aktualisht për rrogat e lojtarëve, të kalojë në shifrën e 160 milionë eurove. Një shkurtim i madh pagash, që ka sjellë zgjidhje si ajo për të lënë Miralem Pjaniç të largohet gratis, vetëm të mos i paguhet paga. Dhe këtu futet sërish rinovimi i Mesit. Liga e futbollit spanjoll ia ka bërë të qartë Barcelonës se nuk bën tolerime, pavarësisht se një fenomen si argjentinasi do të linte Spanjën. Më shumë rëndësi ka sistemi.

Tifozët katalanas janë përsëri në ankth dhe i druhen faktit se rinovimi mund të anulohet. PSG-ja mund të kënaqë Nejamrin, që dëshiron të bashkohet me mikun e vjetër, ndërsa Mançester Siti e kishte gjetur akordin me Mesin që në verën e kaluar, kur i kërkoi të lirohej nga Barcelona, pas krisjes me Bartomeun.
Një kryqëzim, që për momentin sheh të favorizuar katalanasit, pak për dashurinë e Mesit ndaj ngjyrave të fanellës, pak edhe për faktin se PSG, edhe pse po ndërton një “dream team”, pa shitjen e Mbape, nuk mund të bëjë çmenduri të tjera të mëdha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje