Bota

Fundjava e përgjakshme e 4 korrikut në SHBA, 150 të vrarë nga përplasjet me armë zjarri

Gjatë fundjavës së 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 150 njerëz janë vrarë në përplasjet me armë zjarri.

Mbi 400 raste të shtënash me armë zjarri në të gjithë Amerikën janë regjistruar, kryesisht të përqendruara në qytete të mëdha.

Të dhënat i referohen një periudhe 72-orëshe nga e premtja deri të dielën dhe sipas organizatës që i siguroi ato, “Gun Violence Archive”, janë të dhëna ende në zhvillim dhe që do të përditësohen.

Në Nju Jork, gjatë fundjavës ndodhën 21 raste shkëmbime zjarri, në të cilat 26 persona humbën jetën. Në fakt, festa e Pavarësisë vitin e kaluar ishte edhe më e përgjakshme, raporton Departamenti i Policisë i Nju Jorkut, me 25 raste të shtënash dhe 30 të vdekur. Një shifër, në kontrast me trendin e përgjithshëm.

Qyteti njujorkez, po përballet me një valë të paparë dhune, me një rritje afër 40% të përleshjeve me armë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Dhuna e lidhur me mbajtjen e armëve të zjarrit, e gjykuar vazhdimisht nga presidenti Biden si një arsye e fortë përballë akuzave ndërkombëtare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një plagë që vazhdon të godasë fort zonat periferike të qyteteve të mëdha.

Një nga bilancet më të rënda, vjen nga Çikago, ku 14 viktima u regjistruan nga ora 6 e ditës së premte, deri në orën 6 të së hënës, ndërkohë që 69 të tjerë u plagosën. Dy vajza të moshës 5 dhe 6 vjeç u prekën gjithashtu nga plumbat.

Bëhet fjalë për një kronikë vdekjesh të paralajmëruara, sipas fjalëve të David Brown, mbikëqyrësit të policisë së Çikagos, i cili më parë kishte folur për “fundjavën më të ngarkuar të vitit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë