Politike

Tërhiqet Kuvendi, gazetarët do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve

Kuvendi është tërhequr nga propozimi, për të mos lejuar median të jetë e pranishme në mbledhjet e komisioneve.

Me shkresën e firmosur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, media do të vijojë të ndjekë mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Operatorët do të mund të marrin plane, në 5 minutat e para të mbledhjeve ndërsa në dispozicion do t’u vihen edhe planet e sistemit.

Gjithashtu Kuvendi u tërhoq nga vendimi që punonjësit e gardës të shoqërojnë gazetarët në ambientet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar në hyrje.

Vendimi vjen pas një sërë takimesh të gazetarëve me përfaqësues të Kuvendit, si edhe protestës së kryer pak kohë më parë në ambientet e jashtme të parlamentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë