Prishtina ka pësuar një humbje të thellë në Hungari, në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Kosovës rezistuan për 70 minuta në fushën e Ferencvaroshit të Myrto Uzunit, por pastaj pësuan 3 gola brenda 7 minutash (’71-’78). Me këtë humbje, kualifikimi është praktikisht i pamundur për Prishtinën, edhe pse është edhe ndeshja e kthimit për t’u luajtur.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve të hungarezëve. Madje, ishte Oto Xhon që shënoi për Prishtinën në fillim të ndeshjes, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Edhe në pjesën e dytë prishtinasit u mbrojtën mirë deri në minutën e 70-të, më pas shkatërruan gjithçka.
Ferencvaroshi tregoi se është një ekip i një niveli tjetër dhe shënoi 3 gola me Nguen, Nmae dhe Blaziç, duke zgjidhur ndeshjen dhe kualifikimin. Uzuni luajti 90 minuta në këtë ndeshje, por nuk mundi të lërë shenjë. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje