Kuvendi u mblodh në seancën e fundit plenare, që përmbyll legjislaturën e IX, një legjislaturë e pazakontë e shoqëruar nga bojkoti, miratimi i disa ligjeve të kundërshtuara dhe përplasja e ashpër me Presidentin Ilir Meta.
Megjithatë, në fjalën e fundit të mbajtur si kryetar i Kuvendit, por edhe si politikan aktiv, pasi ka njoftuar tërheqjen nga politika, Gramoz Ruçi e vlerësoi këtë legjislaturë si mjaft efektive.
“Sepse kemi miratuar ligjet për të cilat që kishte më shumë nevojë vendi. Me disa prej ligjeve të miratuara në këtë sallë në përmbyllëm një prej reformave më të rëndësishme që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë në historinë e tij 30-vjeçare, reformën në drejtësi”, tha ai.
Ruçi kujtoi se ky Kuvend zgjodhi institucionet e reja të drejtësisë, si Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ngritjen e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe zgjedhjen në krye të tij të Artur Metanit.
Kuvendi ka një sërë vendimesh në rend dite në këtë seancë të fundit, mes të cilave edhe zgjedhja e kryetarit të ri të AMA-s, për të cilën zyra e BE në Tiranë ka kërkuar që procesi të shtyhet për në shtator dhe t’i kalojë Kuvendit të ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje