Futboll

Liga e Kampionëve/ Teuta pret sot në Durrës kampionët e Moldavisë

Ka ardhur momenti i aventurës europiane për skuadrat shqiptare. Futbollit shqiptar këtë verë përfaqësohet në kompeticionet europiane nga Teuta kampione në Ligën e Kampionëve, dhe Partizani, Vllaznia dhe Laçi në Ligën e Konferencës. I pari zbriti në fushë Laçi, që humbi 1-0 ndaj Podgoricës, në një ndeshje dramatike, ku Mazrekaj humbi penallti në kohën shtesë. Megjithatë, kurbinasit kanë mundësi kualifikimi.

Sot zbret në fushë Teuta, që në orën 19:00 pret në stadiumin “Niko Dovana” kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspolin. Një kundërshtar me emër, që merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane, por që nuk është në nivelet e viteve të kaluara dhe durrsakët i kanë të gjitha shanset ta kalojnë turin e parë. Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për skuadrën e Martinit, që duhet të fitojë pa pësuar gol.

Teuta, gati per ndeshjen me Sherif Tiraspol. Gazeta Si, 7 korrik 2021

Gjatë përgatitjeve të deritanishme, Teuta ka pësuar shumë ndryshime në organikë. Shumë lojtarë janë larguar, për t’u zëvendësuar nga të tjerë, shqiptarë dhe të huaj. Vlen të veçohet huazimi i dy futbollistëve të Kombëtares, Taulant Seferit dhe Sherif Kallakut, i pari vetëm për ndeshjet europiane, kurse i dyti për 6 muajt e ardhshëm. Këta dy lojatrë, bashkë me Dejvi Bregun, shënuesin më të mirë të sezonit të fundit, pritet të udhëheqin Teutën në Europë.

Nesër është radha e Partizanit dhe Vllaznisë në Ligën e Konferencës. Të kuqtë luajnë në “Elbasan Arena” ndaj moldavëve të Sf.George, ndërsa shkodranët luajnë në transfertë me boshnjakët e Shiroki Brijeg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë