Bota

Franca dhe masat anti-Covid: Mos shkoni me pushime në Spanjë dhe Portugali

Francezët duhet të shmangin pushimet në Spanjë dhe Portugali, si një masë parandaluese për të mbrojtur veten nga infektimi nga koronavirusi, veçanërisht nga varianti “Delta”.

Kështu ka deklaruar nga Ministri i Çështjeve Evropiane në Francë, Clement Beaune.

“Ata që nuk kanë rezervuar tashmë pushimet e tyre, të shmangin Spanjën dhe Portugalinë”, tha ministri, duke folur se bëhet fjalë për një masë “të kujdesshme, që është një rekomandim mbi të cilin insistoj. Më mirë pushoni brenda Francës ose në një vend tjetër, por kemi një situatë veçanërisht shqetësuese, veçanërisht në Portugali”.

“Ne po monitorojmë në veçanti situatën në vendet ku epidemia përhapet shumë shpejt: Portugalia, Spanja – Katalonia në veçanti, ku shumë francezë shkojnë në festa për pushime, ndaj jini të kujdesshëm”, – shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë