Bota

Shpërthim i fuqishëm në portin e Dubait (video)

Një kontejner i ngarkuar me materiale të ndezshme, shpërtheu në portin e Dubait, një nga më të rëndësishmit në botë, natën e së enjtes 8 korrik.

Shpërthimi – i cili u regjistrua në disa video, të postuara më vonë në mediat sociale – ndezi një zjarr në një anije të ankoruar në portin “Jebel Ali”, më i madhi në Lindjen e Mesme.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të Zyrës së Mediave në Dubai, Mona al Marri, ishte “një aksident normal” që nuk shkaktoi viktima.

Shkaqet nuk janë ende plotësisht të qarta: shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë nxehtësia ose një lëvizje që shkaktoi një fërkim, në gjendje të shkaktojë shpërthimin. Anija e përfshirë nga flakët, ka një kapacitet prej mbi 130 kontejnerësh, ndërsa të gjithë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë