Sport

Tokio në gjendje emergjence, Lojërat Olimpike do zhvillohen pa publik

Për shkak të situatës me Covid-19, nuk do të lejohen spektatorët gjatë Lojërave Olimpike të Tokios, që fillojnë më 23 korrik. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht ministri japonez i deleguar për Olimpiadën, Tamajo Marukaua.

Pikërisht sot, kur ka mbërritur në Tokio edhe presidenti Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, kryeministri japonez, Joshihde Suga, ka pohuar se gjendja e emergjencës do të jetë në fuqi deri më 22 gusht, me qëllimin për të parandaluar valë të tjera të pandemisë.

Tokio regjistroi dje 920 raste të reja në raport me 714 raste të javës së kaluar. Vetëm 15% e popullsisë japoneze është komplet e vaksinuar. Në qendër të emergjencës është kërkesa për mbylljen e bareve, restoranteve dhe karaokeve që shërbejnë pije alkoolike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë