Bota

Foto-Video/ Incident në samitin Lituani-Spanjë, ndërpritet për shkak të një avioni rus

Një konferencë e përbashkët shtypi nga presidenti lituanez, Gitanas Nauseda dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez në bazën ajrore Siauliai në Lituani, u ndërpre për shkak të pranisë në hapësirën ajrore të vendit të të paktën një avioni rus të paidentifikuar.

Të dy kryeministrat u shoqëruan në një vend të sigurt, ndërsa një pilot spanjoll në bordin e një “Eurofighter Typhoon” u ngrit për të shoqëruar aeroplanin e dyshuar. Konferenca e shtypi rifilloi pas 25 minutash.

Disa orë më vonë, erdhi versioni zyrtar nga Moska, që dy aeroplanë Su-24 kryen një fluturim të planifikuar trajnimi mbi ujërat neutrale të Detit Baltik, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera.

Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, cituar nga agjeencia TASS, avionët kryen fluturimin e tyre “në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera”, shtoi ministria.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë