Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, njofton se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht, pas gati 20 vjetësh.
“Ne po i japim fund luftës më të gjatë në Amerikë”, thotë shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke shpjeguar: “Ne do të ripozicionojmë forcat tona për t’u marrë me kërcënimet terroriste, atje ku janë tani, në Azinë e Jugut, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Edhe sa të tjerë, sa mijëra vajza dhe djem amerikanë janë të gatshëm të rrezikojnë?”
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë për ata që kërkuan nga Shtetet e Bashkuara të zgjasin operacionin ushtarak, Biden shpjegoi.
“Unë nuk do të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në luftë në Afganistan pa ndonjë pritje të arsyeshme për një rezultat tjetër, – shtoi ai. – Ne i kemi arritur qëllimet, prandaj shkuam. Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë t’i përmbahen politikave që krijojnë një përgjigje ndaj një bote siç ishte 20 vjet më parë”.
Është “shumë e pamundur” që një qeveri të kontrollojë Afganistanin pas tërheqjes së SHBA-ve, tha presidenti amerikan, i cili më pas nxiti qeverinë afgane të arrijë një marrëveshje me talebanët. Biden shtoi se nuk ka asnjë moment “misioni të kryer”, ndërsa lufta e SHBA-ve po mbyllet.
Kjo në Afganistan është një “luftë që nuk mund të fitohet” dhe që “nuk ka zgjidhje ushtarake”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se rënia e Kabulit në duart e talebanëve nuk do të ishte një rezultat i pranueshëm. Por shefi i Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu hodhi poshtë idenë se një skenar i tillë ishte i sigurt.
“Nëse i besoj talebanëve? Jo, – u përgjigj ai. – Por unë besoj në kapacitetin e ushtrisë afgane, e cila është më e stërvitur, e pajisur më mirë dhe më kompetente në drejtim të kryerjes së luftës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje