Bota

Rusi, 752 të vdekur në 24 orë nga Covid. Katalonja mbyll diskot në fundjavë

Rusia ka regjistruar 25,082 raste të reja me Covid-19 (5.694 në Moskë) dhe 752 vdekje në 24 orët e fundit, numri më i lartë i arritur deri tani që nga fillimi i pandemisë marsin e kaluar.

Për shkak të përhapjes së variantit “Delta” dhe rritjes “eksponenciale” të rasteve me Covid 19, rajoni i Katalonjës në Spanjë ka rivendosur kufizime.

Klubet e natës do të mbyllen këtë fundjavë dhe do të jetë e nevojshme të tregohet një tampon negativ ose leje vaksinimi për të marrë pjesë në aktivitete në natyrë, që përfshijnë mbi 500 persona.

“Pandemia nuk ka mbaruar, variantet e reja janë shumë ngjitëse dhe ne ende kemi segmente të konsiderueshme të popullsisë që nuk janë vaksinuar”, – nënvizoi Patricia Plaja, zëdhënëse e qeverisë katalanase

Ndërkohë, ekspertët nga Këshilli Shkencor Francez, paralajmërojnë për rreziqet e një vale të katërt të lidhur me variantin “Delta”, duke kërkuar masa më të rrepta siç është vaksinimi i detyrueshëm i personelit shëndetësor dhe mbi të gjitha miratimi i “masave kufizuese” të lokalizuara.

Varianti “Delta” – në fakt – tani është përgjegjës për shumicën e rasteve të reja në vend, të pranishme në më shumë se gjysmën e testeve të zgjedhura të shqyrtimit. Një progres shumë i shpejtë, duke marrë parasysh që në fillim të javës ishte i pranishëm në 30% të infeksioneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë