Detyrimi jo, rekomandimi po: këtë të hënë, 12 korrik, Boris Johnson do të njoftojë përfundimisht eliminimin e të gjitha kufizimeve të vendosura për shkak të Covid 19, por me një kujdes të madh dhe pa triumfalizëm.
Sepse në Londër, të gjithë janë të vetëdijshëm se fundi i ndalimeve, i cili do të fillojë më 19 korrik, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një rritje të infeksioneve, të cilat tashmë shkojnë rreth 30,000 në ditë.
Anglia “është shumë afër momentit të fundit në marshimin tonë që prej bllokimit, – tha Johnson, – por plani për të rivendosur liritë tona, vjen me një paralajmërim: rastet do të rriten dhe për këtë arsye mesazhi ynë është i qartë, kujdesi është absolutisht jetësor dhe ne duhet të të gjithë marrin përgjegjësinë për të siguruar që përparimi të mos zhbëhet”.
Anëtarët e qeverisë së tij ishin edhe më të hapur. Ministri i vaksinave, Nahdim Zahawi, tha se njerëzit “pritet” të vazhdojnë të mbajnë maska brenda dhe në transportin publik, edhe pse nuk do të jetë më një kërkesë ligjore.
Edhe Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, shtoi se do të ishte “e papërgjegjshme” të qarkullohej pa maskë. Nuk është një rrugë tërheqëse, por është një korrigjim në progres, sepse vendimi i Johnson për të vazhduar të “rihapë vendin” në mes të valës së tretë të shkaktuar nga varianti “Delta”, është një bast i rrezikshëm.
Llogaritja e qeverisë britanike, është se vaksinat kanë dobësuar rëndë lidhjen midis infeksioneve, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve dhe se vendi së shpejti do të arrijë imunitetin e tufës. Këshilltarët shkencorë të Boris Johnson, janë në këtë linjë, por në komunitetin e ekspertëve, ka nga ata që dyshojnë.
Dhe mbi të gjitha, sondazhet tregojnë se opinioni publik është në shumicë në vijën e kujdesit dhe nuk do të ishte në favor të rihapjes.
Johnson, megjithatë, duhet të ruhet nga skajet e brendshme të partisë konservatore, ku mbizotërojnë ata që kërkojnë rihapje të menjëhershme.
Është për këtë arsye, që një vendim i kundërt zyrtar tani do të ishte “vetëvrasje politike”. Drita jeshile pritet të vijë nga një situatë relaksimi në ishull.
Nga e hëna e ardhshme, përveç detyrimit për të mbajtur një maskë në ambiente të mbyllura (jashtë në Britaninë e Madhe nuk është vendosur kurrë), ndalimi i grumbullimit në ambiente të mbyllura prej më shumë se gjashtë personash do të bjerë dhe rregulli i distancës sociale do të zhduket, gjë që do të lejojë pub-et, kinematë dhe teatrot të kthehen për të funksionuar me kapacitet të plotë.
Diskot gjithashtu do të rihapen, koncertet dhe ngjarjet e tjera masive do të kthehen. I njëjti ministër i Shëndetësisë, Javid, kishte pranuar, se si pasojë vendi mund të përballet me 100 mijë raste në ditë në gusht. Një skenar që i trembi të gjithë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje