Futboll

Dy menaxherë shqiptarë transferojnë Mesin austriak te Barcelona

Barcelona ka nënshkruar së fundi me një talent nga Austria, i cili quhet Jusuf Demir. Të gjithë e konsiderojnë lojtarin 18-vjeçar si Mesin e Austrisë dhe drejtuesit e Barcelonës janë bindur nga aftësitë e tij për ta bërë pjesë të skuadrës. Një transferim që është kryer falë dy shqiptarëve.

Shkumbin Qormemeti dhe Agron Krasniqi janë dy menaxherët që kanë bërë të mundur firmën e lojtarit të Rapid Vjenës me Barcelonën dhe në prezantim ka marrë pjesë edhe vetë presidenti i katalanasve, Johan Laporta. Në ambientin futbollistik shqiptar është mjaft i njohur Shkumbin Qormemeti, shqiptari nga Maqedonia e Veriut.

Menaxheri Shkumbin Qormemeti dhe Igli Tare. Gazeta Si, 13 korrik 2021

Ai ka bëshkëpunuar me disa klube të kampionatit tonë, veçanërisht me Skënderbeun, për transferimin e lojtarëve më të talentuar në kampionate të huaja. Piter Olainka, Bernard Berisha, Liridon Latifi janë disa lojtarë të transferuar jashtë prej tij. Edhe Ernest Muçi i Tiranës kaloi në Poloni me ndërmjetësimin e tij.

Shkumbin Qormemeti ka menaxhuar gjithashtu edhe lojtarë të Kombëtares, ndërkohë që ka bashkëpunuar edhe me drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, si në rastin e fundit me kalimin e Vedat Muriqit te Lacio.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë