Komisioni Europian reagoi pas padisë së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Zëdhënësi i KE-së, Peter Stano tha në një deklaratë për shtyp këtë të martë se iniciativa dhe akuzat ndaj kreut të delegacionit europian në Shqipëri janë të pabazuara dhe dezinformuese.
Sipas tij, Luigi Soreca ka mbështetjen e plotë të liderëve të Komisionit Europian për punën e bërë nga ambasadori në përforcimin e marrëdhënieve BE-Shqipëri.
“Dua të trajtoj një çështje gjatë kohës së fundit në Shqipëri. Duket se ka filluar një fushatë kundër delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe dua të them që iniciativa dhe akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri kundër kreut të delegacionit Europian (Luigi Soreca) janë të pabazuara dhe dezinformuese.
Ambasadori Soreca, kreu i delegacionit ka një mbështetje të fortë nga liderët e Komisionit Europian për punën e tij që po bën në kuadër të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së.
BE vijon që ta mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe implementimin e saj. Përpjekjet e pafundme të Shqipërisë drejt reformës në drejtësi dhe vettingut në drejtësi duhet të mospengohen në procesin e tyre,” tha Stano.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzoi ambasadorin Soreca se ka tentuar të ndikojë në Gjykatën Kushtetuese për të favorizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn në çështjen e Teatrit Kombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje