Bota

Itali/ Autobusi me 25 fëmijë përfshihet nga flakët, shoferi-hero i shpëton (Foto-Video)

Momente frike në një autobus me 25 fëmijë në bord, i cili mori flakë brenda një tuneli, përgjatë rrugës nacionale 36 që lidh Lecco-n me Valtellina, afër Varennas në Itali.

Për fat të mirë, tragjedia u shmang falë shpejtësisë së shoferit-hero, i cili arriti t’i zbresë të gjithë përpara se automjeti të digjej plotësisht nga flakët.

Shtatë nga 25 fëmijët (të gjithë djem) u dërguan në spital për ekzaminim. Ata kanë thithur tym, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese raportojnë mediat italiane. Aksidenti ndodhi përgjatë korsisë veriore të autostradës 36 në komunën e Perledo, tuneli Fiumelatte.

Korsia veriore 36, u rihap për automjetet, pasi ekipet e shpëtimit përfunduan operacionet e rimëkëmbjes së automjetit dhe kryen verifikimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë