Gjermania është ende larg objektivit për të pasur 85% të vaksinuarve midis 12 dhe 59 vjeç dhe 90% mbi 60 vjeç. Incidenca është “akoma e ulët, por në rritje” për shkak të variantit “Delta”.
Kështu ka nënvizuar nga Angela Merkel, gjatë një konference për shtyp në Institutin Robert Koch, duke iu drejtuar një thirrje gjermanëve: “Sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më shumë do të jemi të lirë. Me vaksinën, ju, jo vetëm mbroni veten, por edhe njerëzit që doni”, – duke mbrojtur gjithashtu të gjithë shoqërinë “nga pesha e kufizimeve”.
“Bisedoni në familje, në vendin e punës, kudo dhe inkurajoni vaksinën”, – tha kancelarja, duke konfirmuar se nuk ka ndërmend ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin anti-Covid.
Ndërkohë, në një takim mes ekspertëve institucionalë të SHBA-ve dhe kompanisë “Pfizer”, Anthony Fauci, ka deklaruar se nuk nevojitet një dozë e tretë si përficues i vaksinës anti-Covid.
“Bazuar në të dhënat e disponueshme, në këtë moment, FDA dhe CDC nuk mendojnë se është e nevojshme një dozë e tretë e vaksinës anti Covid”, – tha Drejtori i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive në SHBA për CNN.
“Kjo nuk do të thotë që gjërat nuk mund të ndryshojnë. Herët ose vonë, – shtoi ai, – mund të na duhet një përforcues për të gjithë ose për disa grupe të zgjedhura, të tillë si të moshuarit ose njerëzit me sëmundje shoqëruese”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje