Ka ndodhur

Sarandë, arrestohet 58-vjeçari për plagosje të rëndë me dashje

NJë 58-vjeçar është ndaluar në Sarandë me akuzën për plagosje të rëndë me dashje dhe shkatërrim të pronës, kryer në bashkëpunim. Në pranga ka rënë A.R., banues në Gjirokastër.

58-vjeçari, në bashkëpunim me E. F. dhe S. N. të shpallur në kërkim, pas një konflikti në lagjen nr. 4 në Sarandë kanë goditur me sende të forta në trup një 39-vjeçar me iniciale M. M. Po ashtu ai i ka dëmtuar 39-vjeçarit automjetin që drejtonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë