Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur orët e fundit në vendin tonë. Personat e përfshirë në këto aksidente, i pari në aksin Elbasan-Tiranë dhe i dyti në aksin Poshnjë-Ura Vajgurore, janë plagosur dhe po trajtohen me ndihmën mjekësore.
Aksidenti i parë ka ndodhur në Mamël, në aksin Elbasan-Tiranë, ku katër automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Tre janë personat që janë dëmtuar më shumë dhe janë transportuar me shpejtësi për në Qendrën Spitalore të Elbasanit. Janë të tre shtetas polakë. Shkak i këtij aksidenti dyshet se është bërë ngushtimi i rrugës në atë segment të rrugës, ku më parë ka pasur rrëshqitje të një masivi shkëmbor.
Aksidenti i dytë ka ndodhur gjatë rrugës Poshnjë-Ura Vajgurore, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur 5 persona, ndërkohë që njëri prej tyre është transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi ka marrë plagë të rënda. Ai është personi me inicialet J.P, që drejtonte njërin nga automjetet.
Për këtë aksident, Policia ka dhënë këtë njoftim:
Në aksin rrugor Poshnjë-Ura Vajgurore, tek ish SMT, një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç . Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat. Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje