Sport

Tokio 2020, medaljet në një tabaka dhe “vetëshërbim” për fituesit

Medaljet e arit, argjendit dhe bronzit në një tabaka dhe sportistët fitues, me maskë në pod, që duhet ta marrin vetë atë. Një lloj vetshërbimi për fituesit e medaljeve do të jetë ajo që do të ndodhë në Olimpiadën e Tokios 2020, ku ceremonitë tradicionale të dhënies së çmimeve janë një kujtim i largët.

Sportistët do t’i vendosin vetë medaljet në qafë dhe e gjitha kjo bëhet me qëllimin e vetëm për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. Bëhet fjalë për një “ndryshim shumë domethënës”, siç ka njoftuar Tomas Bah, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. “Medaljet do t’u jepen sportistëve me anë të një tabakaje dhe pastaj secili sportist do ta marrë vetë medaljen përkatëse”, – ka pohuar Bah.

Një situatë që nuk ka ndodhur më parë. E rrallë, ashtu siç është në vetvete kjo Olimpiadë, që do të zhvillohet për herë të parë në histori në heshtje të plotë, pa tifo dhe mbështetje nga publiku. Përhapja e variantit Delta të koronavirusit në Japoni i ka shtyrë organizatorët e Tokio 2020 të vendosin për një edicion me dyer të mbyllura. Gjatë gjithë kohës që do të zhvillohen Lojërat Olimpike, nga 23 korriku deri më 8 gusht, Tokio do të jetë në gjendje emergjence.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë