Përpara nisjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” nga 23 korriku deri në 8 gusht, ku do të marrin pjesë edhe 9 sportistë shqiptarë, Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, foli për projektet që ka për sportin në mandatin e tretë. Dhe jo vetëm.
“Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë te jemi pranë komitetit olimpik dhe këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe me përfshirjen e bashkisë së Tiranës është bërë i mundur një trajtim dinjitoz i gjithë anëtarëve të këtij misioni, edhe pse nuk diskutohet që e mira s’ka fund dhe ne kemi plot gjëra për të përmirësuar
Dua të them se e kam pritur me kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik.
Misioni i komitetit olimpik është që edhe të qëndrojë pranë sportistëve elitare, të përgatisë misionet sportive në aktivitete të mëdha, por misioni themelor i komitetit është krijimi i lëvizjes olimpike. Nuk mund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje mes qeverisë, bashkive dhe komitetit olimpik, me fëmijët, gjimnazet dhe universitet., ne jemi të motivuar që ti japim një shtytje të re lëvizjeve në shkolla, që është në një fazë embrionale, pas ndërprerjeve për dekada, por njëkohësisht mendojmë që janë krijuar kushtet që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re dhe të fillojë një lëvizje e organizuar që sidoqoftë, përtej përpjekjeve që mund të bëjë qeveria apo ministria e arsimit, varet nga Komiteti Olimpik”, nënvizoi Rama
“Pas misionit në Tokio në do të ulemi bashkë me komitetin për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri në mandatin e tretë që lidhet me sportin dhe sidomos sporti për fëmijët. Për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit në komitet apo drejtuesit e federatave dhe për të nisur një rrugëtim që në 4 vitet e ardhshme ta ngremë lëvizjen olimpike shqiptare në një nivel më të qëndrueshëm dhe ta nxjerrim nga kjo fazë embrionale”, vijoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje