Ish-drejtori i postës shqiptare në Korçë, Valter Gora, 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe ish-specialisti i sigurisë pranë këtij institucioni, Albano Bibo, 34 vjeç, banues në Korçë, janë arrestuar këtë të enjte në kuadër të operacionit të koduar “Kontrata”, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Policia bën me dije se është dhënë masë shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për 7 punonjës të tjerë të postës: Adriana Koxheri, Kamela Myrte, Anila Koroveshi, Bardhyl Pane, Elona Galo, Bledian Çoçka, Ermira Morava.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se këta persona kanë falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec.
“Në vijim të veprimeve procedurale, është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit, është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni”, – njofton policia. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.
Adriana Koxheri, 59 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë),
Kamela Myrte, 28 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë llogaritare e parë),
Anila Koroveshi, 53 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë specialiste shërbimesh),
Bardhyl Pane, 66 vjeç, banues në Korçë (me detyrë agjent kontrolli),
Elona Galo, 34 vjeçe, banuese në Pogradec (me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec),
Bledian Çoçka, 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq).
Ermira Morava, 32 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje