I ndodhur pranë Gjykatës Penale, ku është paditur për shpifje nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, Çlirim Gjata tha për mediat se ato që sot po heton SPAK, PD i ka denoncuar prej kohësh.
Gjata tha gjithashtu se SPAK duhet të hetojë “peshqit e mëdhenj”
“…Nuk mund të rrish në nivelin e një kryetari bashkie apo zv/ministre që merrka 2 mijë euro dhe të thuash që kaq ka qenë korrupsioni në Shqipëri. Një tender uniformash, ku Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk dinë gjë, një kanal dhe një marrje në punë në kushte korruptive duke marrë ryshfet për emërimet abuzive në detyrë.
Korrupsioni në Shqipëri është jashtëzakonisht më i thellë se kaq. Unë po ju jap vetëm disa shembuj. SPAK-u kërkund nuk është në misionin e tij, po qëndroi në këto nivele. Edhe një herë e inkurajojmë dhe e përkrahim SPAK-un për çfarë ka bërë deri tani. Por po nuk eci më tej, asgjë nuk ka bërë. Sepse misioni i tij është shumë më i madh. Ai duhet të merret me inceneratorët që vazhdojnë marrin para nga buxheti i shtetit pa bërë asgjë, që janë bërë shumë kallëzime. Është bërë megakorrupsion, megaafera më e rëndë që është bërë nga kryeministri Edi Rama i pari, që është koka e qelbur e peshkut korruptiv shqiptar dhe vazhdon pastaj me ministra, kryetarë bashkishë, Tiranë, Durrës, një radhë nënpunësish që kanë firmosur dhe kanë marrë pjesë”, tha ndër të tjera Gjata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje