Sipas një libri, i cili pritet të publikohet së shpejti, disa gjeneralë amerikanë tregojnë për frikën se pas zgjedhjeve Trump do të bënte çdo përpjekje për grusht shteti. Libri, i shkruar nga gazetarët fitues të Çmimit Pulitzer të Washington Post, Carol Leonnig dhe Philip Rucker, përshkruan se si Milley dhe oficerët e tjerë diskutuan një plan për të dhënë dorëheqjen, vetëm për të mos zbatuar urdhrat e Trump, urdhra që ata i konsideronin të paligjshme dhe të rrezikshme.
Libri, i cili planifikohet të dalë të martën e ardhshme, flet për vitin e fundit të Trump si president dhe se si zyrtarët e lartë të administratës dhe rrethi i ngushtë i Trump u “përpoqën” të qetësonin ish Presidentin kur humbi zgjedhjet.
Autorët intervistuan Trump për më shumë se dy orë. Në libër theksohet se si oficeri i lartë ushtarak i kombit, roli i të cilit është të këshillojë presidentin, po përgatitej për një përballje me komandantin e përgjithshëm sepse ai kishte frikë nga një përpjekje për një grusht shteti pasi Trump humbi zgjedhjet e nëntorit. Milley u foli miqve, ligjvënësve dhe kolegëve rreth kërcënimit të një grushti shteti.
“Ata mund të përpiqen, por nuk do t’ia dalin mbanë,” u tha Milley deputetëve. “Ju nuk mund ta bëni këtë pa ushtrinë. Ju nuk mund ta bëni këtë pa CIA dhe FBI.
Disa ditë përpara 6 janarit, sipas Leonnig dhe Rucker, Milley ishte i shqetësuar për thirrjen e Trump për të marrë masa. “Milley i tha stafit të tij se ai besonte se Trump po krijonte trazira, ndoshta me shpresën e një justifikimi për të thirrur Aktin e Kryengritjes dhe ushtrinë.”
Milley e shikonte Trumpin si “udhëheqësin klasik autoritar, i cili nuk kishte asgjë për të humbur”, shkruajnë autorët dhe ai vuri re diçka të ngjashme midis retorikës së Adolf Hitlerit si viktimë dhe shpëtimtar dhe pretendimeve të rreme të Trump për mashtrimet zgjedhore.
Milley u ndje i frikësuar se kjo “mund të ishte ekuivalenti modern amerikan i” Sturmabteilung”, duke iu referuar milicisë pro-naziste që nxiti Hitlerin për marrjen e pushtetit.
Rucker dhe Leonnig intervistuan më shumë se 140 persona në lidhje me librin, megjithëse shumica folën në kushtet e anonimitetit. Milley shihet si dikush që u përpoq të mbante gjallë demokracinë sepse ai besonte se ishte në prag të kolapsit pasi mori një paralajmërim një javë pas zgjedhjeve nga një mik i vjetër.
“Ata po përpiqen të përmbysin qeverinë,” tha një person në kushte anonimati. Reputacioni i Milley u cënua në qershor të vitit 2020, kur ai u bashkua me Trump gjatë një meshë në kishën e Shën Gjonit, pasi forcat federale shpërndanë me dhunë një turmë paqësore të protestuesve në Sheshin Lafayette jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Milley më vonë kërkoi falje , duke thënë: “Unë nuk duhet të kisha qenë atje”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje