Me pak fjalë në profilet e tij në rrjetet sociale, Arjen Roben ka bërë të ditur tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur në moshën 37-vjeçare. Mëngjarashi i njohur holandez, i aktivizuar me klube të mëdha si Çelsi, Real Madrid dhe Bajern Mynih, ka fituar gjithçka me këtë të fundit në karrierë.
“Të dashur miq të futbollit, kam vendos ta mbyll karrierën time futbollistike aktive. Një zgjedhje shumë e vështirë. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur! Ju përshëndes, Arjen”, – shkruan Roben në profilin e tij në Instagram.

Sezonin e fundit Roben ishte pjesë e skuadrës së Groningenit në futbollin holandez. Një sezon i shoqëruar me disa dëmtime dhe kjo është edhe arsyeja që holandezi ka vendosur të varë “këpucët në gozhdë”. Roben ka qenë një nga sulmuesit më të mirë të krahut gjatë viteve të fundit. Ai numëron më shumë se 90 ndeshje me kombëtaren holandeze dhe 37 gola të shënuar me fanellën e saj në periudhën 2003-2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje