Kryesia e PD-së u mbyll me debate mes anëtarëve të kryesisë disa prej tyre edhe drejtues politik për analizën e zgjedhjeve, lidhur me mënyrën se si ishin trajtuar rezultatet për cdo qark. Megjithatë në fund të debatit, kryesia kaloi me shumicë votash katër pikat e përcaktuara në axhendë që i paraprijnë Kuvendit të së shtunës. Ato lidhen me miratimin e ndryshimeve në statut të propozuara nga Basha, analizën e zgjedhjeve, ngritjen e komisionit për numërimin e votave për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe listën e kandidatëve po për anëtarë të Këshillit Kombëtar të propozuar nga Lulzim Basha.
Pas përfundimit të mbledhjes, Fatbardh Kadilli, i cili kishte hartuar një paketë ndryshimesh për statutin por që u cilësua e parakohshme, tha për mediat se, volitet një reflektim i thellë nga demokratët.
“Për të parë nga ato që janë mundësitë dhe kapacitetet e kësaj partie për ta bërë të pastër, të hapur, konkurruese dhe fituese. Ndryshimet e propozuara nga unë, përgjithësisht u gjykuan të parakohshme, por me shumë nga anëtarët dhe kryetari, që ndajmë koncepte të ndryshme për ndarjen e rolit të udhëheqësit të partisë.
Uroj që në Kuvendin Kombëtar, të jemi të gjithë bashkë për të hapur një proces të gjerë dhe të thellë që të ndryshojmë veten tonë në radhë të parë për të mundur Edi Ramën”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje