Sport

Tokio 2020/ 26 raste pozitive me Covid-19 një javë para ceremonisë së hapjes


Një sportist olimpik dhe një pjesëtar stafi që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19, pasi kanë mbërritur në Japoni. Të dy këta persona nuk janë identifikuar nga komiteti organizator i Tokios dhe janë futur menjëherë në karantinën 14-ditore.

Sportisti rezultoi pozitiv të mërkurën dhe 8 ditë para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës nuk është e qartë, nëse ai duhet të heqë dorë nga pjesëmarrja në gara apo jo. Po ashtu, 6 raste të reja janë raportuar nga organizatorët në Tokio, duke përfshirë edhe 4 bashkëpunëtorë që jetojnë në Japoni. Me këto raste shkon në 26 totali i të infektuarve me Covid-19 mes sportistëve, pjesëtarëve të stafeve dhe punëtorëve të Lojërave Olimpike që nga 1 korriku.

Një test Covid-19 në Lojërat Olimpike. Gazeta Si, 16 korrik 2021

Shifra që bëhen gjithmonë e më shqetësuese për mbarëvajtjen e Olimpiadës. Ditë më parë u vendos që të mos ketë publik në këto Lojëra, ndërkohë që edhe ceremonitë e dhënies së medaljeve do të jenë ndryshe, me sportistët që do t’i tërheqin vetë ato nga një tabaka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë