Bota

Barcelona rikthen orën policore natën për të ndaluar variatin Delta

Në Barcelonë do të kthehet shtetrrethimi në një përpjekje për të ndaluar infeksionet e Covid 19 dhe përhapjen e variantit Delta.

Gjykata Superiore e Drejtësisë në Katalonjë, ka autorizuar rivendosjen e kufizimeve në lëvizjen e njerëzve midis orës 01:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Masa, siç raportohet nga “La Vanguardia” dhe gazeta të tjera Spanjolle, hyn në fuqi duke filluar nga kjo fundjavë dhe deri më 23 korrik dhe ka të bëjë me 161 komuna – përfshirë Barcelonën – me më shumë se 5,000 banorë, e cila pati një incidencë prej mbi 400 raste të reja çdo 100 mijë banorë në javën e shkuar.

Infeksionet e reja të regjistruara në Katalonjë, janë dyfishi i mesatares spanjolle. Rajoni në fakt është ndër më të prekurit në Evropë me mbi një mijë raste për 100 mijë banorë.

Gjykatësit e justifikojnë shtetrrethimin gjatë natës me “rezultatin e dhimbshëm të indekseve epidemiologjike që na vendosin të gjithëve në një situatë kaq katastrofike, veçanërisht nëse rezultati merret në konsideratë për grupmoshat dhe efekti i mbrojtjes dhe ruajtjes së të drejtave të jetës dhe mbrojtja e shëndetit dhe stabiliteti i sistemit shëndetësor në tërësi, në veçanti spitalet dhe kujdesi parësor”.

Spanja hoqi gjendjen e jashtëzakonshme, duke hequr shtetrrethimin dhe kufizimet, në fillim të majit – midis të shtunës 8 dhe të dielës 9 maj – pas shtatë muajsh (u prezantua në tetor 2020).

Menjëherë qytetarët ishin në gjendje të rifillonin lëvizjen midis rajoneve të vendit. Për të përshëndetur fundin e shtetrrethimit, mijëra të rinj ishin derdhur në sheshe, veçanërisht në Madrid dhe Barcelona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë