Futboll

Olivier Zhiru firmos dhe sfidon mallkimin e numrit 9 te Milani

Olivier Zhiru është lojtari më i ri i Milanit. Ai ka firmosur kontratën me klubin kuqezi, është takuar me trajnerin Stefano Pioli dhe është larguar për të vazhduar pushimet dhe për t’u kthyer në Milano më 26 korrik. “Milani është skuadra perfekte për mua”, – ka thënë shkurt kampioni i botës me Francën në 2018-ën.

Sulmuesi francez do të mbajë numrin 9, duke sfiduar kështu mallkimin e kësaj fanelle. Zhiru është i destinuar të mbajë fanellën që pasi u la e lirë nga një garë Filipo Ingazi, është shoqëruar me eksperienca të dështuara në të shumtën e rasteve. Nga Matri te Fernando Torres e Manxhukiç, nga Lapadula te Piatek, nga Andre Silva te Higuain: asnjë nga ata që kanë mbajtur 9-ën vitet e fundit nuk ka mundur të lërë shenjë në historinë e Milanit.

Zhiru ne Milanelo. Gazeta Si, 16 korrik 2021

Zhiru kërkon ta provojë fatin, është i bindur për këtë. Fanella e tij me numrin 9 ka dalë tashmë në shitje në sitin zyrtar të klubit kuqezi, ku shpresojnë që mallkimi i 9-të të largohet me ardhjen e francezit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë