Frikë e madhe gjatë ndeshjes Angli-Spanjë për mbrojtësin Luk Shou. Për fat të mirë, mbeti vetëm frikë. Mbrojtësi i Anglisë, pas një përplasjeje të fortë me Dani Karvahal, ra pa ndjenja në fushë, duke krijuar momente paniku në stadiumin “Wembley”. E menjëhershme ishte ndërhyrja e stafit mjekësor, që i dha ndihmën e parë lojtarit. Një ditë pas ndeshjes, vetë Shou ka dashur t’i qetësojë të gjithë me një mesazh në Tuiter, ku shkruante: “Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Jam mirë dhe jam në duar të sigurta. Jam një luftëtar dhe do të kthehem shpejt”.
Episodi i frikshëm ndodhi në minutën e 47-të të ndeshjes Angli-Spanjë. Mbrojtësi i Mançester Junajtid humbi ndjenjat dhe ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor bëri që ai të vinte në vete.
Pasi përfundoi ndeshja, trajneri i Anglisë, Southgejt, ka siguruar se lojtari e kishte kaluar momentin e vështirë: “Shou është në dhomat e zhveshjes dhe po flet me shokët e skuadrës. Do të vlerësojmë gjendjen e tij me kalimin e orëve”, – tha Southgejt. Edhe Federata angleze ka njoftuar se gjendja e futbollistit është e mirë: “Ljuk është i vetëdijshëm dhe është nën kontrollin e mjekëve të stafit tonë. Ka bërë radiografinë dhe do ta kalojë natën në spital për siguri”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje