Kuvendi Kombëtar i PD-së është mbledhur në Pallatin e Kongreseve për miratimin e ndryshimeve në statut dhe listën e re të Këshllit Kombëtar, procese këto të propozuara paraprakisht nga Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe të kaluara formalisht në mbledhjen e kryesisë që u zhvillua ditën e enjte.
Kuvendi do të miratojë edhe fazën e parë të analizës së zgjedhjeve si dhe objektivat politike që PD do të ndërmarrë ditët në vijim.
Procesi i votimit për listën e kandidatëve për Këshill Kombëtar (janë 600 kandidatë) hapet në orën 12:00 dhe përfundon në orën 16:00.
Procesi i numërimit fillon mbasdite në orën 18:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike.
Kuvendi Kombëtar i PD-së do të hapet me fjalën e Lulzim Bashës për të vijuar me qëndrimin e 19 drejtuesve politikë të zgjedhjeve të 25 Prillit, me minutazh të përcaktuar dhe me vetëm një objektiv paraprak “masakrën zgjedhore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje