Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani kritiku më i fortë i Lulzim Bashës këto kohë nuk ishte në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Karrigia e tij mbeti bosh, por jo e ajo Fatbardh Kadillit apo Agron Shehajt.

Në Kuvend i veshur “casual” ishte edhe ish-kryeministri dhe lideri i PD-së, Sali Berisha. Berisha është pritur me ovacione ne sallë, hyri bashke me Edi Palokën dhe Tritan Shehun, ndërsa nuk munguan përqafimet dhe përshëndetjet me kryetarin e demokratëve, Lulzim Basha që ndodhej krah tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Departamenti i DASH dhe ende mes tij dhe PD nuk ka një marrëdhënie të qartë politike për të ardhmen.

Ndërkohe, pas fjalës së Bashës është larguar një prej kandidatëve për kreun e PD-së, Agron Shehaj. Ky i fundit ishte parashikuar të flasë si një ndër drejtuesit politik te qarkut Tiranë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje