Në këtë fundjave të nxehtë, kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë ku ka shpërndarë edhe një video teksa shfaqet i veshur sportiv me një qese plehrash në dorë duke pastruar fushën e një basketbolli.
Mesazhi i Ramës ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë për kryebashkiakun Dritan Leli me të cilin PS-ja ka shkëputur cdo marrëdhënie dhe kur ende ka një debat të hapur të Këshillit Bashkiak tw qytetit me Lelin për mbeturinat e qytetit.
“Vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga jo nderi por nga dinjiteti më I zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet por edhe një bashki. Në radhë të parë ata që vijnë dhe luajnë këtu bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe të mos i hedhin të paktën.
Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që të vijnë ti pastrojnë përpara se të lindi dielli dhe njerëzit, shqiptarë, të huaj, që kalojnë anash të mos shohin këtë pamje që është një turp,” thotë Rama në video.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje