Ish-kryeministri Sali Berisha nuk mbajti një fjalim në Kuvendin Kombëtar. Por ai foli gjatë për mediat pasi votoi për listën e Këshillit të ri Kombëtar. Berisha përsëriti qëndrimin se do të jetë në Kuvend në muajin Shtator dhe se beteja e tij ligjore me DASH po vijon. pas vendimit për ta shpallur “non grata”
“Mezi po e pres! Mos harroni se jam një nga themeluesit e pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha, teksa u pyet a do të jetë në Kuvend.
I pyetur për betejën e tij ligjore, Berisha u përgjigj:
“Beteja ime ligjore po ecën dhe ju e kuptoni se procedurat gjyqësore nuk janë emergjente dhe unë kam besim tek avokati im që mbarë Evropa ia njeh të gjitha meritat. Janë hapat finale para dorëzimit tek gjykatësi. A pastaj e ka fjalën…
Unë qëndroj i vendosur tek drejtësia, për hir të transparencës dhe u bëj thirrje të gjithëve që të sjellin një provë të vetme për ato që kanë shkruar…”, tha Berisha duke e përsëritur disa herë se ndaj tij nuk ka asnjë provë. Po nëse ndodh e kundërta?
“Sali Berisha është njeriu i qëndrimeve më të qarta dhe më të drejta nëse sillet një provë. Por nuk ka njeri në botë që mund të paraqesë qoftë edhe një të dhënë të vetme…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje