Ka ndodhur

Foto me kallashnikov në rrjetet sociale, arrestohet adoleshenti në Kombinat

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

Policia thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17-vjeçarit me inicialet K. S. nga Kombinati, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajër.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar armën kallashnikov dhe një thikë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë