Futboll

Juventusi flirton me Ikardin, shkëmbimi me Ronaldon s’është i pamundur

Mauro Ikardi kërkon të kthehet Itali dhe Juventusi është destinacioni i tij i preferuar. Sulmuesi argjentinas ishte në modë te bardhezinjtë që kur luante për Interin dhe tani është kthyer në qendër të vëmendjes. Vetë Ikardi ka lënë të hapur mundësinë për largimin nga Parisi, për të qenë sërish protagonist në Serinë A.

Për të interesohet edhe Roma, por vetë lojtari u ka thënë njerëzve më të afërt se dëshiron Juventusin. Një transferim i vështirë, por jo i pamundur. Gjithçka kalon nga Kristiano Ronaldo, mund të ketë një shkëmbim mes të dyve, nëse nga PSG largohet Kilian Mbape, emri i të cilit po përmendet gjithmonë e më shpesh për kalimin te Real Madrid.

Paulo Dibala dhe Mauro Ikardi, Gazeta Si, 18 korrik 2021

Një situatë jo pak e komplikuar, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Mbape nuk ka rinovuar dhe pas një viti mund të largohet me parametra zero, një fakt që mund të hapë skenarë të rinj në merkato. Një prej tyre lidhet me Kristiano Ronaldon, që është i preferuari i Leonardos për të zëvendësuar Mbape dhe një mundësi për ta marrë nga Juventusi është pikërisht shkëmbimi me Ikardin, që në Francë fiton 9 milionë neto në sezon.

Një shifër kjo jashtë buxhetit të Romës, apo edhe të Milanit, kështu që Juventusi është klubi i vetëm që mund të merrte Ikardin. Sipas “Corriere dello Sport”, ditët e fundit ka pasur kontakte midis ndërmjetësve të dy palëve për transferimin e mundshëm të argjentinasit në ekipin e Alegrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë