Roma e Mourinjos e ka fituar edhe miqësoren e dytë. Pas 10-0 ndaj Montekatinit, të dielën Roma mundi 2-0 Ternanën e Kristian Lukarelit në Trigoria. Golat e fitores janë shënuar nga Karles Perez në minutën e 10-të dhe Marash Kumbulla në të 53-ën.
Mbrojtësi i Kombëtares, përveç golit që realizoi në fillim të pjesës së dytë, ka bërë edhe një paraqitje mjaft të mirë në lojë, pavarësisht kundërshtarit modest. Futbollisti shkodran ka bërë një postim pas ndeshjes, ku bën edhe pak humor me kapitenin e skuadrës, sulmuesin Edin Xheko, i cili nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës në këtë miqësore.
Kumbulla ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto bashkë me sulmuesin boshnjak, të shoqëruar me batutën: “A i ndërrojmë rolet?” Testi i radhës për Romën do të jetë më 21 korrik, ndaj Triestinës. Kumbulla ka detyrën ta bindë Mourinjon për një vend titullari në mbrojtjen e Romës dhe për këtë mund ta ndihmojnë edhe golat që shënon në miqësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje