Brazilianët e përzgjedhur për Olimpiadën e Tokios janë të rinj dhe kanë shumë për të thënë, por mes tyre do të jetë edhe një lojtar që ka fituar çdo gjë që mund të fitohet në karrierë, ose pothuajse gjithçka. Dani Alvesh do të jetë lideri i padiskutueshëm i kombëtares braziliane në tokën japoneze.
Debutimi i Brazilit të drejtuar nga Andre Jardine në Olimpiadë do të jetë ndaj Gjermanisë, më 22 korrik, në stadiumin e Jakohomës. Mbrojtësi i krahut, i njohur më së shumti për aktivizimin me Barcelonën, do të jetë titullar dhe shumë përgjegjësi do t’i mbajë ai.

Në moshën 38-vjeçare, Dani Alvesh është një nga lojtarët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai është në kërkim të një tjetër çmimi, që nuk e ka në palmaresin e tij të pasur: medaljen olimpike. Futbollisti i njohur është 3 vjet më i vogël se trajneri i tij, por ka një energji të pashtershme pas 17 sezonesh në nivele të larta dhe më shumë se 40 trofesh të fituar.
“Dani Alvesh është lideri perfekt, është një fitues, ka karizëm dhe është i respektuar nga të gjithë. Është një shembull për këtë gjeneratë dhe nuk ka marrë kurrë pjesë në Lojërat Olimpike. Do të jetë si një guidë për ne”, – ka thënë trajneri Jardine pasi publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar. Mbrojtësi po përjeton një rini të dytë pas 18 ndeshjeve në sezonin e tretë me San Paolon. Tani ai synon të jetë edhe më i madh në historinë e futbollit brazilian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje