Futboll

Shokuese në Premier League, arrestohet një futbollist për pedofili

Ka bërë bujë më mediet angleze një lajm që ka tronditur Premier Ligën: të premten një futbollist i nivelit më të lartë të futbollit anglez është arrestuar me akuzën e pedofilisë. Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, ndërsa detajet e zbuluara janë se ai është 31 vjeç, i martuar dhe se luan për Evertonin dhe kombëtaren e vendit të tij.

Klubi i Evertonit e ka pezulluar lojtarin nga stërvitja deri në momentin që gjithçka të jetë e qartë nga hetimet e policisë. “Klubi do të mbështetë autoritetet në hetimet e tyre dhe nuk mund të japë deklarata të tjera në këtë moment”, – shkruhet në një njoftim zyrtar të Evertonit.

Një burim i brendshëm i policisë ka bërë të ditur se në banesën e futbollistit janë gjetur dhe sekuestruas nga agjentët objekte të ndryshme. Futbollisti është marrë në pyetje, pasi akuzohet për akte shumë të rënda të kryera ndaj një minorene. Sipas të njëjtit burim, të cituar nga mediet angleze, lojtari është liruar me kusht, pasi është marrë në pyetje, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Komentet e para që vijnë nga brenda skuadrës së Evertonit tregojnë se të gjithë në dhomat e zhveshjes kanë mbetur të shokuar nga lajmi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë