Ka ndodhur

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari me dy emra

Një 42-vjeçar i dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.

Policia thotë se 42-vjeçari që njihej me dy emra, Igli Malçi alias Arban Malçi, kërkohej nga autoritetet italiane. Malçi rezulton i dënuar nga Gjykata e Assizës në Itali, pasi ka plagosur një person i cili më pas ka ndërruar jetë. Tashmë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë